Site icon Telegrafi

Sot fillon Liga e Kombeve – Gjermania pret kampionin e botës, Francën

Sot fillon rrugëtimi i garës më të re të organizuar nga UEFA, Liga e Kombeve.

Edicioni i parë që do të zhvillohet në shtator, tetor e nëntor të vitit 2018.

Liga A nis me një super përballje. Në Allianz Arena në Munich, Gjermania sfidon Francën. Kampionët e ri të botës kundër ish kampionëve të botës në një duel ku spektakli është i garantuar.

Të dyja kombëtaret do të luajnë me formacionet më të mira të mundshme pasi kjo është një sfidë që vlen shumë për kreun e grupit.

Portieri dhe kapiteni i Francës Hugo Lloris ka pësuar një dëmtim dhe Areola i PSG-së, do të luajnë nga minuta e parë, ndërsa Benjamin Mendy pritet t’ia marrë vendin mbrojtësit të Atleticos, Lucas Hernandez në krahun e majtë.

Nga ana tjetër trajneri i Gjermanisë, Joachim Low do të aktivizojë që nga fillimi në mesfushë yllin e ri të Bayernit, Leon  Goretzka në mesfushë përkrah Toni Kroos dhe Ilkay Gundogan.

Në krahun e majtë të mbrojtjes pritet të debutojë lojtari i Hertha Berlin, Nico Schulz.

Gjermani-Francë do të nis në ora 20:45.

Nuk mungojnë as përballjet në Ligat A, B dhe C. / Telegrafi/

Exit mobile version