Telegrafi

Sot fillon Kampionati Botëror, ndeshja Rusi-Arabi Saudite e bën hapjen

MOSCOW, RUSSIA - JUNE 13: A general view during a Saudi Arabia training session ahead of the 2018 FIFA World Cup opening match against Russia at Luzhniki Stadium on June 13, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Pritja e madhe merr fund dhe nga sot fillon gara më e madhe e futbollit në botë.

Sot nis Kampionati Botëror ‘Rusi 2018’, ku ndeshja hapëse do të zhvillohet mes vendit organizator dhe Arabisë Saudite.

Takimi do të nis nga orë 17:00, ndërsa para ndeshjes do të jetë ceremonia hapëse.

Këngëtarja jonë Era Istrefi ka fituar me këngën e saj me Will Smith e Nicky Jam, që është kënga zyrtare të këtij Botërori.

32 skuadra do të luftojnë për trofeun aq shumë të ëndërruar, por vetëm njëra prej tyre do të ketë mundësi për të triumfuar.

Të sigurta janë emocionet dhe spektakli që nisin pikërisht me ndeshjen e sotme Rusi-Arabia Saudite.

Rusia para ndeshjes (Getty Images)

Ndeshja do të zhvillohet në Luzhniki Stadium nga ora 17:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari Nestor Pitana.

Sa i përket fituesit, ai do të mësohet vetëm më 15 korrik në finalen e madhe që zhvillohet përsëri në stadiumin Luzhnik. /Telegrafi/