Pas Kualifikimeve të Hapura nga 12 deri më 13 dhjetor, sot fillon faza Play-In e Gjirafagg Series#2.
Ekipet e ftuara për këtë fazë janë: 163ON, Beyond Possible, EC Brugge, Genk, Esports Kosova, Invictus Gaming, Juggernaut, Liburna, Partizan, BLINK, WL Gaming dhe Zero Tenacity.
Ekipeve të ftuara ju shtohen edhe 4 ekipet që u kualifikuan nga Kualifikueset e Hapura: Velez Mostar, Tokyoxd, District 12 dhe Katuna.
Faza Play-In fillon nga sot, 14 dhjetor dhe vazhdon deri të dielën me 18 dhjetor ku edhe do të mund t’i mësojmë katër ekipet që do të vazhdojnë në fazën e grupeve.
E veçanta e kësaj faze janë ekipet shqiptare EsportsKosova, Liburna dhe BLINK.
EsportsKosova përballjen e parë e ka me 14 dhjetor kundër Juggernaut, Liburna me 16 dhjetor e pret KRC Genk, dhe poashtu me 16 dhjetor BLINK do të ndeshet me Beyond Possible.
Të gjitha këto përballje do të mund t’i ndiqni në Stream A dhe B të gjirafaVideo.com
Për çdo informatë rreth turneut Gjirafagg x CCT – South Europe dhe Esports ndiqeni Gjirafagg në GjirafaVideo, Facebook, Instagram, Twitter dhe TikTok.