Telegrafi

Sot fillon faza e Kualifikimeve të Hapura të Series#2 nga Gjirafagg dhe CCT

Sot fillon faza e Kualifikimeve të Hapura të Series#2 ku do të marrin pjesë më shumë se 100 ekipe për vetëm 4 vende në fazën e Play-In.

Ekipet pjesëmarrëse që janë regjistruar në Kualifikimet e Hapura varijojnë nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Bosnje dhe Hercegovina, Greqia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Kualifikimet e hapura online fillojnë sot me datë 12 dhjetor nga ora 15:00 dhe vazhdojnë edhe nesër në po të njejtin orar.

Siç dihet tashmë, pas përfundimit të çdo serie, pjesëmarrësit marrin pikë bazuar në performancën e tyre.

Vendi i parë në Series#2, ngjashëm si Series#1 do t’i fitoj 150 pikë.

Tetë ekipe do të jenë gjithsej në këtë event ku 3 prej tyre janë ekipet të cilat kanë mbledhur më së shumti pikë gjatë 4 serive online, dhe 5 ekipet e mbetura do të jenë të ftuara.

Fituesi i LAN eventit të Gjirafagg x CCT South Europe që mbahet në Gusht të vitit 2023, kualifikohet për Global LAN Final që do të mbahet në Janar të vitit 2024 me një prize pool prej $500,000.

Për çdo informatë rreth turneut Gjirafagg x CCT – South Europe dhe Esports ndiqeni GjirafaggGjirafaVideo, Facebook, Instagram, Twitter dhe TikTok.