Site icon Telegrafi

Sot fillojnë ndeshjet e “Play-Off”-it në turneun IEM KATOWICE në CS:GO

Gjashtë ekipe do të ndeshen për çmimin e vendit të parë në turneun e organizuar në Katowice të Polonisë, ku rreth 900 mijë euro do të ndahen për pjesëmarrësit.

Turneu i cili ka filluar me datën 17 shkurt, tashmë ka arritur në fazën e “Play-Off”-it ku numëron gjithsej gjashtë skuadra.

Aksioni do të rifillojë sot (e premte) pas një pauze katër ditore, me çerekfinalet që do të zhvillohen në Spodek Arena, para mijëra tifozëve.

Në ndeshjen e parë çerekfinale do të përballen ekipi i ri i G2 kundër ekipit VirtusPro, i cili radhitet i katërti në ranklistën botërore.

Përballja e dytë do të jetë ajo mes ekipit Faze kundër Gambit, ku Faze kërkon të tregojë fuqinë e tyre pas transferimit të super lojtarit nga Estonia, Ropz.

Ndërsa ekipi numër një në botë, Natus Vincere, i cili ka avancuar direkt për në gjysmëfinale ditën e shtunë do të presë fituesin e ndeshjes VirtusPro kundër G2.

Ekipi danez, Heroic, gjithashtu ka avancuar direkt për në gjysmëfinale dhe do të ndeshet ditën e shtunë me fituesin e ndeshjes Faze kundër Gambit.

Finalja e madhe do të mbahet me 27 shkurt (e diel), në formatin BO5 (best of five).

Më poshtë i gjeni oraret e të gjitha ndeshjeve që do të zhvillohen në turneun IEM KATOWICE

E premte, 25 shkurt

15:30  Virtus.pro – G2

19:00  FaZe – Gambit

E shtunë, 26 shkurt

15:30  Natus Vincere – VP/G2

19:00  Heroic – FaZe/Gambit

E diel, 27 shkurt

17:00  Finalja e madhe (BO5)

/Telegrafi/

Exit mobile version