Site icon Telegrafi

Sot fillojnë kualifikimet e Evropës për turneun Major të CS:GO në Brazil – në garë edhe ekipet shqiptare

Turneu i parë kualifikues për ekipet e Evropës do të fillojë sot (e hënë) nga ora 18:00, ku ekipet po garojnë për një vend në “Closed Qualifier” të turneut Major të CS:GO, IEM Rio 2022, i cili do të mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit më vonë këtë vit.

Gjithsej katër turne kualifikues do të mbahen për turneun IEM Rio për ekipet e Evropës, ku do të kenë fatin të kualifikohen 20 ekipe.

Këto 20 ekipe do t’iu bashkohen 12 ekipeve të tjera të cilat janë të ndara në dy grupe, dhe kanë marrë ftesë direkt për në turnetë kualifikues të IEM Rio Major, ku bënë pjesë edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles.

Në turneun e parë kualifikues i cili do të fillojë sot (e hënë), do të marrin pjesë edhe ekipet tjera shqiptare si XTEAM, BLINK, Illyrians dhe shumë ekipe tjera të cilat nuk janë pjesë e ndonjë organizate.

Ndeshjet do të zhvillohen në formatin ‘Bo1’, me eliminim direkt, duke përjashtuar raundin kualifikues i cili do të luhet në formatin ‘Bo3’.

Ndeshjet e ekipeve shqiptare mund t’i ndiqni në kanale të ndryshme të transmetuesve shqiptar në platformën Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version