Krijuesi i tij, tashmë zbuluesi i njohur ndërkombëtarisht, Tim Berners-Lee, lëshoi faqen e parë të internetit online, ndërsa me këtë lindi një teknologji e re e cila do ta ndryshonte rrënjësisht botën, siç e kemi njohur deri në atë kohë.
Themelimi i World Wide Web filloi me punën që Berners-Lee e bëri në vitin 1980 në CERN, Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore.
Ai ishte në kërkim të një mënyrë e cila do tu mundësonte fizikantëve të ndajnë informacionet rreth botës, pa përdorur të gjithë të njëjtin harduer dhe softuer.
Kjo ide arriti kulmin në një propozim të vitit 1989, i cili titullohej "Një databazë e madhe HyperText me linka të shtypur ‘. / Telegrafi /