Kampionati Botëror që po mbahet në Rusi, do të vazhdojë me ditën e tetë me radhë.
Sot dy ndeshje vijnë nga grupi C dhe një nga grupi D.
Gjithçka fillon me ndeshjen që zhvillohet në ora 14:00, ku Danimarka takohet me Australinë.
Danezët kanë treguar se janë kombëtare solide dhe me fitore kërkojnë kualifikimin tutje (pasi ka tri pikë), ndërsa australianët duan të mbeten në garë.
Ndeshja e dytë e orës 17:00 do të luajë Franca që do të përballet me Perunë.
Francezët që nuk bindën në ndeshjen e parë edhe pse fituan, do ta kërkojnë kalimin në fazën tjetër.
Ndeshja që e mbyll mbrëmjen është ajo mes Argjentinës dhe Kroacisë.
Argjentinasit pas barazimit me islandezët janë në presion të rezultatit, ndërsa kroatët që kanë fituar ndeshjen e parë e presin takimin më me qetësi.
Lionel Messit i duhet fitore në këtë takim, për të pritur kualifikimin në ndeshjen e radhës. /Telegrafi/