Hoxhaj ka treguar se në këtë konferencë do të marrin pjesë mbi 30 ekspertë ndërkombëtarë dhe dhjetë vendorë. “Kjo konferencë do t’i mirëpresë edhe VIP-at nga Shqipëria, Ermal Mamaqin dhe Flori Mumajesin, kurse nga Kosova do të marrin pjesë Besim Dina e Dafina Zeqiri, të cilët do t’i shpalosim përvojat e tyre në botën digjitale”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka thënë se duke shpalosur sfidat dhe zgjidhjet e fundit në fushën e sigurisë kibernetike kanë ftuar PECB, ETSI, FACEBOOK, GOOGLE, MICROSFT, Cripto AG, UTIMACO, IPS,CYBERNETIKA, SOPHOS, FORTINET, RSA etj. Nikoqire e kësaj konference është Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZH), kurse Telekomi i Kosovës është mbështetës kryesor i kësaj konference. Në konferencën ndërkombëtare “Cyber Security and Privacy Conference” do të flasë edhe drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.