Site icon Telegrafi

Sot derbi në Tetovë, Shkëndija dhe Shkupi përballen për herë të parë në sezonin e ri

Qyteti i Tetovës sot (e shtunë) pasdite do të pret derbin ndërmjet dy ekipeve të mëdha shqiptare, Shkëndijës dhe Shkupit. Kjo është përballja e parë e sezonit mes dy ekipeve që do të luftojnë sërish për titull dhe që ky duel është i një rëndësie të veçantë për të dyja skuadrat.

Tetovarët për derbin do të kenë hendikep Adenis Shalën për shkak lëndimit, përderisa rikuperohet Kamer Qaka dhe është i gatshëm për lojë. Ndërkohë Shkupi do të jetë me formacion të kompletuar, me trajnerin Xhihad Arslan që ka të gjithë futbollistët në dispozicion.

Derbi Shkëndija – Shkupi zhvillohet sot pasdite në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 16:00, ndërsa drejtësinë në këtë duel do ta ndajë, Aleksandar Grujoski.

Gjithashtu në termin të njëjtë do të zhvillohen edhe katër ndeshjet tjera të xhiros së gjashtë.

Gostivari është nikoqir i Sileksit, Voska Sport pret Bregallnicën, ndërsa në dy ndeshhet tjera takohen Brera – Rabotniçki dhe Vardari – Makedonija Gjorce Petrov.

Kjo xhiro mbyllet të hënën me ndeshjen Struga Trim Lum – Tikveshi. /Telegrafi/

Exit mobile version