Sot, shënohet 30 vjetori i një prej golave më të përfolur në histori të futbollit botëror.
Bëhet fjalë për golin, i cili është shënuar me dorë nga Armando Diego Maradona.
“Dora e Perëndisë” është quajtur goli që eliminoi kombëtaren e Anglisë në çerekfinalen e botërorit të vitit 1986, i cili është mbajtur në Meksikë.
Madje, atëbotë kombëtarja argjentinase ishte shpallur kampione e botës, ndërsa Maradona ishte shpallur lojtari më i mirë i kampionatit.
Kujtojmë se pas një sondazhi të realizuar prej FIFA-s në vitin 2002, golin është shpallur si më i miri i shekullit XX-të. /Telegrafi/