Roma barazoi ndaj Chievos me rezultat 0-0 në Serie A.
Më meritori për këtë ishte portieri i vendasve, Stefano Sorrentino, i cili me pritet e tij fantastike i dha veronezëve një pikë.
“Nuk luhet i vetëm, luhet si njëmbëdhjetë. Ishim të bashkuar dhe nuk ishte aspak e e lehtë pasi erdhëm pas një nokauti (humbja 5-0 nga Interi)”.
“Ishte një ndeshje e komplikuar, kjo ishte një Chievo që të jem shumë kënaqësi. Pritja me këmbë ishte çmenduri, shkoi mirë. Ajo ndaj Gerson ishte e dyfishtë, jam i lumtur dhe nga nesër mendojmë për të ardhmen”.
“Schick? Sulmues i madh dhe i rrezikshëm”.
“Roma për titull? Është aty, ka kaluar grupet në Ligën e Kampionëve, do të jetë një luftë mes tre apo katër skuadrave dhe aty është edhe Roma”, ka thënë Sorrentino.
Ndeshja e ardhshme e Chievos është ndaj Crotones (Tabela e Serie A). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=odph9zPKexQ