Telegrafi

Sony rikthen shërbimet online në Azi

Rikthimi i të gjitha shërbimeve është realizuar për Japoninë, Tajvanin, Singaporin, Malajzinë, Indonezinë dhe Kinën, ndërsa pritet që javën e ardhëshme të ndizet edhe rrjeti në Evropë dhe në SHBA.

Sony ka njoftuar se ka rritur ndjeshëm sigurinë sa i përket kriptimit të të gjitha shërbimeve të dyqaneve online. Në muajin Prill, një grup hakresash vodhën inforamcionet e të paktën 70 mln përdoruesve të Sony në të gjihë botën, përfshi këtu edhe të dhëna të kartave të kreditit të përdoruesve. /Telegrafi/