Telegrafi

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Bayernit dhe PSG-së, vendi, ora dhe formacionet e mundshme

Sonte do të zhvillohet finalja e garës më të madhe evropiane për klube Ligës së Kampionëve.

Do të jetë një finale gjermano franceze pas Bayern Munich dhe Paris Saint Germain do të diskutojnë për trofeun më të çmueshëm evropian.

Klubi gjerman arriti që në gjysmëfinale ta eliminoj një tjetër skuadër franceze atë të Lyon, ndërsa PSG eliminoi një befasi tjetër, gjermanët e RB Leipzig.

Finalja e madhe do t ë zhvillohet në stadiumin Estadio da Luz në Lisbonë me fillim nga ora 21:00.

E gjyqtari kryesor i kësaj finale është italiani Daniele Orsato.

Dy trajnerët skuadrat PSG dhe Bayern Munich kanë fituar edhe titujt shtetërorë dhe janë në kërkim të ‘tripletës’ së famshme.

Trajnerët Thomas Tuchel dhe Hansi Flick ndodhen për herë të parë në një finale të Ligës së Kampionëve dhe shpresojnë që ta fitojnë atë.

Si asnjëherë më parë, finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë Covid-19.

PSG pritet të luajë me formacionin 4-3-3, ku treshja e sulmit përbëhet nga Di Maria, Neymar dhe Mbappe.

Në anën tjetër Hansi Flick i Bayernit do t’i qëndrojë besnik formacionit 4-2-3-1, ku në krye të sulmit kanë top shënuesin e kësaj gare, Robert Lewandowski.

Formacionet e mundshme:

PSG (4-3-3): Navas; Kehrer, Silva, Kimpembe, Bernat; Herrera, Marquinhos, Gueye; Di Maria, Neymar, Mbappe .

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Goretzka, Kimmich; Perisic, Muller, Gnabry; Lewandowski. /Telegrafi/