Tri klube shqiptare i kanë ndeshjet e dyta sonte në kualifikimet për Europa League.
Teuta e Durrësit do të luajë kundër Kairat Almaty si mysafir. Ndeshjen e parë në Shqipëri durrësakët e kishin humbur me rezultat 1:0.
Kukësi do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ku e pret Rudar Pljevlja, që i nxori barazim në Shqipëri 1:1. Klubi Shkëndija nga Tetova, që do të luajë kundër Cracovia ka gjasa më të mira për të shkuar më tutje, meqë ndeshjen e pare në Shkup e ka fituar 2:0.
Në kuadër të Europa League, siç transmeton rtk, luante edhe Partizani i Tiranës, por ndeshja që kishte të luante sonte kundër Slovan Bratislavës është anuluar pas zhvillimeve në KAS-in e Lozanës, ku Skënderbeu u përjashtua për një vit nga garat evropiane, kurse me ekipin hungarez Ferencvaros me të cilin në kualifikimet për Ligën e Kampionëve kishte të luante kampioni i Shqipërisë Skënderbeu u vendos që të luajë nënkampioni Partizani.
Kjo ka bërë që Slovan Bratislava të kalojë tutje në fazën tjetër. Ndeshja mes Partizanit dhe Slovan Bratislavës në Shqipëri kishte mbaruar barazim pa gola.