Telegrafi

Sonte në Malishevë nis Festivali Folklorik “Oda e Llapushës”

Sonte me fillim nga ora 19:00, në bulevardin “Ibrahim Mazreku” në Malishevë nis festivali i Folklorit “Oda e Llapushës”.

Sipas programit të këtij festivali, fillimisht do të bëhet parakalimi i grupeve, shoqërive kulturo-artistike, dhe ansambleve të këngëve dhe valleve që do të jenë pjesë e këtij festivali, që tashmë është shënuar në një traditë në Komunën e Malishevës.

Ndërsa, të premten me fillim nga ora 19:00, në bulevardin “Ibrahim Mazreku” do të mbahet nata finale e Festivalit Folklorik “Oda e Llapushës”.

Festivali do të mbahet më 1 dhe 2 gusht të këtij viti dhe përkon me “Ditët e Mërgatës” që organizohen këtë vit në vendin tonë.

Ky do të jetë edicioni i nëntë i organizimit të festivalit “Oda e Llapushës”, i cili për qëllim ka të mbajë gjallë traditën, duke u bërë pjesë e rëndësishme e kalendarit kulturor të vendit. /Telegrafi/