Site icon Telegrafi

Sonte në Karagaç takohen Peja dhe Trepça

Ekipi kosovar me bilanc më të mirë në Ligën Ballkanike aktualisht është Peja, e cila e pret sonte në “Karagaç” Trepçën.

Ndeshja i takon xhiros së nëntë të fazës së parë grupore dhe është shumë më domethënëse për mitrovicasit sesa për vendasit.

Për Trepçën nuk ka pardon më. I duhet patjetër fitorja. Ndërsa Peja merr frymë më lehtë pasi që përveç kësaj ka edhe një ndeshje ndaj Tiranës si vendase në xhiron e fundit, e këta të fundit tashmë janë eliminuar nga garat e mëtutjeshme të BIBL.
Ndeshja e parë mes Trepçës e Pejës në kuadër të BIBL ishte mbyllur në mënyrë të pahijshme, pasi që disa persona nga publiku kishin hedhur gjësende në drejtim të fushës dhe kishin çuar te ndërprerja e saj me ç‘rast verdhezinjtë e fituan në tavolinë 20-0.

Exit mobile version