Sonte në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini me fillim nga ora 20:35 përfaqësuesit e subjekteve politike do të debatojnë për shëndetësinë.
Në panel me Ermal Pandurin do të jenë: Albena Reshitaj – Nënkryetare e AAK-së, Arben Vitia – Vetëvendosje, Ekrem Hyseni – LDK, Refki Bytyqi – NISMA dhe Uran Ismaili – Nënkryetar i PDK-së.
Shëndetësia do të jetë tema kryesore e debatit, por me këta panelistë do të diskutohet edhe për zgjedhjet dhe tema tjera aktuale.
Sonte me fillim nga ora 20:35, debatohet në RTV Dukagjini me përfaqësuesit e subjekteve politike.
Qëndroni me RTV Dukagjinin.