Site icon Telegrafi

Sonte në “Debat D” kandidatët për kryetar të Obiliqit – ju mund të votoni për atë që e fitoi debatin

Sonte në ciklin e debateve që po zhvillohen në emisionin “Debat D”, të “RTV Dukagjini”, prej orës 20:10, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, do të mbahet debati për Komunën e Obiliqit.

Në panel të diskutuesve do të jenë, Shemsedin Hashani, nga Aleanca për Kosovë të Re (AKR), Xhafer Gashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Aziz Bici, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mehmet Krasniqi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Mexhid Krasniqi nga Nisma për Kosovën dhe Nysret Kelmendi, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

E lexuesit kanë mundësinë që ta votojnë kandidatin që mendojnë se e ka fituar këtë debat.

Exit mobile version