Telegrafi

Sonte në “Debat – D”, ballafaqohen kandidatët për të parin e Prizrenit

Sonte në emisionin “Debat D”, të “RTV Dukagjini”, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, do të ballafaqohen kandidatët për kryetar të Prizrenit.

Në debat do të marrin pjesë Shaqir Totaj, nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Mytaher Haskuka, nga Lëvizja Vetëvendosje(VV), Veton Qipa nga Alternativa, Zafir Berisha, nga Nisma për Kosovën, Hatim Baxhaku, nga radhët e Lidhjen Demokratike të Kosovës(LDK), Nexhmedin Ramadani nga partia Fjala dhe Lulzim Kabashi nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Më poshtë lexuesit mund të votojnë për kandidatin e preferuar që janë pjesë e debatit në këtë komunë./Telegrafi/