Sonte në orën 20:00 do të jepet repriza e dramës “Menaxheria e Qelqtë” në teatrin e Mitrovicës “Muharrem Qena” në Mitrovicë.
Premiera e kësaj drame ishte më 27 shkurt, por pasi që është mirëpritur nga publiku do të jepet edhe repriza e saj, shkruan Telegrafi.
Producenti i kësaj drame, Sabit Sheremeti, në një prononcim për Telegrafin pati thënë se drama “Menaxheria e Qelqtë” është një “kryevepër” që eksploron thellësitë emocionale të brishtësisë së ëndërrave dhe fuqisë së kujtimeve.
“Shfaqja e radhës titullohet ‘Menaxheria e Qelqët’, është një kryevepër e njohur që eksploron thellësitë emocionale të lidhjeve familjare, brishtësisë së ëndrrave dhe fuqisë së kujtimeve”, kishte thënë ai.
Regjisori i kësaj drame është Ilir Bokshi, producent Sabit Sheremeti, skenograf Petrit Bakalli dhe kustomografe Vesa Kraja. Ndërsa aktorët janë: Irena Aliu, Eshref Durmishi, Qendresa Kajtazi dhe Mehmet Preteni. /Telegrafi/