Bad News Eagles kanë arritur suksesin historik, duke u bërë pjesë e turneut më të madh PGL Major, në një garë kundër ekipeve më të mira të botës të CS:GO.
Rrugëtimi i tyre filloi me fazat kualifikuese, ku ndeshjet vendimtare për t’u bërë pjesë e Majorit, i zhvilluan në turneun kualifikues i cili u mbajt në Bukuresht të Rumanisë. Gjatë rrugëtimit të tyre Bad News Eagles mposhtën ekipe si, SINNERS, Entropiq, MIBR, Eternal Fire, ASG.
Gjatë këtij Majori që u mbajt në Antwerp të Belgjikës, ata u përballën edhe kundër ekipit numër një të botës FaZe, dhe ekipit të tretë ENCE.
Të gjithë lojtarët e ekipit shqiptar nga Kosova treguan lojën e tyre më të mirë dhe kishin një rol kyç në ekip, duke dhënë kështu secili kontribut të veçantë drejt kualifikimit në Major.
Ashtu siç pas çdo ndeshje diskutimet janë të shumta mes tifozëve, ku diskutohet paraqitja ekipore dhe ajo individuale. Kështu Telegrafi ka krijuar një sondazh, ku secili mund të jep mendimin e tij nëpërmjet votës – se cili nga lojtarët e bNE kishte paraqitjen më të mirë gjatë PGL Antwerp Major 2022, ku ata u renditën në vendin e 15 –të? /Telegrafi/