Vendimi i skuadrës së Ligës Premier, Tottenham për të mos i dhënë Heung-min Son një marrëveshje të re është befasuese.
Koreano-jugori thuhet se është pak i hutuar se pse nuk ka pasur negociata për kontratë këtë sezon.
Sipas talkSPORT, Son shpresonte që Spurs do ta rinovonin kontratën e tij për ta mbajtur në klub edhe për disa vite.
Sidoqoftë, marrëveshja e tij aktuale skadon në verën e vitit 2026, pasi Spurs kanë aktivizuar një zgjatje njëvjeçare.
32-vjeçari do të jetë i disponueshëm si lojtar i lirë në fund të sezonit të ardhshëm, pasi Spurs mund të jenë gati të largohen prej tij në atë fazë.
Forma e Son këtë sezon ka qenë paksa e paqartë, me trajnerin Ange Postecoglou që e zëvendëson shpeshherë. /Telegrafi/