Telegrafi

Sommer gabon rëndë para porte, por De Ligt shpëtoi një gol të sigurt

Bayern Munich po luan ndaj PSG-së në kuadër të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Një ndeshje shumë e luftuar po del të jetë kjo që po zhvillohet në ‘Allianz’.

Momenti më i bukur i pjesës së parë ishte në minutën e 38-të, kur portieri i Bayern Munich, Yann Sommer, mori topin dhe e mbajti para porte, për ta humbur.

Nga kjo përfitoi Vitinha i cili gjuajti në portën e zbrazët, por në skenë doli De Ligt, i cili e largoi nga vija e portës.

Një moment që vlen sa një gol për Bayern Munich, që nga ndeshja e parë kanë epërsinë prej një goli. /Telegrafi/