Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka treguar se si është inspiruar skuadra e tij për rikthimin e madh ndaj PSG-së.
Ai thotë se motivimin e madh te lojtarët e bëri loja e Ajaxit ndaj Real Madridit.
“Nuk bëra ndonjë fjalim motivues. Biseda jonë ishte për natën e kaluar mes Realit dhe Ajax-in, ndoshta ishte edhe e tyre. Vitin e kaluar ishte Juventui afër ndaj Realit, ka pasur edhe PSG dhe Barca”.
“Ky është United. Ne dimë t’i bëjmë këto gjëra”.
“Shpresa jonë ishte besimi te këta lojtarë. Donim një gol të shpejtë, por nuk e prisnim të pësonim pas dy minutash pasi shënuan”.
“Penalltia? Ka gjithmonë dyshime”.
“Rashford? Normalisht penalltitë i gjuan Paul Pogba, por Marcus është vetëm 21 vjeç dhe nuk ka frikë”, tregoi Soskjaer pas ndeshjes. /Telegrafi/