Telegrafi

Solskjaer tregon instruksionet e para që iu dha lojtarëve të Unitedit

Foto: Man Utd/Twitter

Ole Gunnar Solskjaer pranon se i ka thënë lojtarëve të tij të luajnë gjithmonë me topin afër këmbëve.

Norvegjezi do të paraqitet nesër si trajner i Manchester Untiedit për herë të parë para shikuesve në Old Trafford.

Solskjaer

“Lojtarët nuk kanë thënë asgjë për punën e trajnerit, por kemi folur shkurtimisht para lojës me Cardiffin. Kur realizuan golin e parë, kërkuam të dytin, pas të dytit e dëshironim të tretin. Kjo është vetë natyra e këtij ekipi”.

“Nuk do të ndodhë në çdo lojë të krijoni raste të tilla si të shtunën. Duhet ta kërkosh atë duke punuar me ritmin e ashpër që kemi ngritur përpara”.

“Çdo ekipi do të dëshironte të kishte [Jesse] Lingard, [Marcus] Rashford, [Anthony] Martial dhe [Paul] Pogba”, tha trajneri.

Lexo po ashtu Solskjaer pëlqen Witselin e Dortmundit  

Theksojmë se në ndeshjen e parë si trajner, 45-vjeçari debutoi me fitore të thellë prej 5-1.

Ndryshe, ish-futbollisti në rolin e trajnerit para shikuesve të vetë do të paraqitet për herë të parë kundër Huddersfieldit. /Telegrafi/