Ole Gunnar Solskjaer ka tentuar të lehtësojë situatën e tensionuar me tifozët e Romës përpara ndeshjes gjysmëfinale të Manchester United në Ligën e Evropës.
Trajneri norvegjez ka ndjerë zemërimin e ultrasve të Giallorossëve pasi ata vendosën posterë të tij jashtë terrenit të klubit, pas komenteve që shefi i United kishte bërë në media.
Pasi United rezervoi vendin e tyre në katër më të mirat e garës, Solskjaer u tha mediave se nuk dinte për kundërshtarët e tij të ardhshëm, të cilët tifozët e Romës e pranuan jo edhe aq mirë.
Me tërbim, posterë të mëdhenj të Solskjaer u vendosën jashtë kompleksit të trajnimit në kryeqytetin italian i cili kujton fjalët e Norvegjezit “Unë nuk i njoh dhe nuk i kam parë të luajnë”, pasuar nga komenti ‘sigurohuni që ai të na kujtojë’.
Të mërkurën Solskjaer trajtoi këtë çështje gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes.
Now 𝑻𝑯𝑨𝑻 is a send-off! 😳
🟡🔴 𝑭𝑶𝑹𝒁𝑨 𝑹𝑶𝑴𝑨 🔴🟡
#ASRoma #UEL pic.twitter.com/pAeiapo6jY— AS Roma English (@ASRomaEN) April 28, 2021
Ai tha: “Ai [koment] ishte menjëherë pas ndeshjes, unë thjesht u lehtësova që kishim kaluar tutje. Unë i kam parë, por nuk i kam analizuar në thellësi për t’i dhënë respekt të mjaftueshëm”.
“[Roma është] një klub fantastik. Unë kam një fanellë të Tottit dhe një të De Rossit që i ndërrova me ta! Ne i kemi analizuar që atëherë”.
“Ne jemi gati për ta. Nuk ishte menduar si ndonjë mosrespekt”, ka shtuar norvegjezi.
Roma kanë përparuar në fazat e fundit pasi mposhtën gjigantin holandez Ajax, dhe tani po të tentojnë Unitedit. /Telegrafi/