Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se futbolli në këtë edicion është ndryshe, pasi përbëhet nga disa rregulla kontroverse.
Manchester Unitedi fitoi 3-2 ndaj Brightonit në fundjavën e kaluar, derisa Bruno Ferandes shënoi nga penalltia për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Solskjaer ka thënë futbolli është më ndryshe për shkak të rregullave dhe tifozëve që nuk janë nëpër stadiume.
“Mendoj se futbolli në këtë edicion ka ndryshuar”, ka thënë trajneri i Djajve të Kuq.
“Nuk ka tifozë, është një lojë më ndryshe. Ndeshjet parasezonale ishin në nivel tjetër, rregulla e lojës me dorë, ju asnjëherë nuk e dini çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej ai.
Unitedi ka transferuar në këtë afat vetëm Donny van de Beekun dhe Solskjaer po kërkon prurje të reja, në mënyrë që të luftojë për titull. /Telegrafi/