Telegrafi

Solskjaer thotë që Varane nuk mund të luajë për Manchester United, sipas tij ende nuk janë mbyllet të gjitha detajet

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer e ka pranuar se lëvizja e zgjatur e Raphael Varane nga Real Madridi ende nuk ka përfunduar, që do të thotë se francezi, zyrtarisht të paktën, është ende lojtar i Los Blancos.

Real Madrid dhe United kanë rënë dakord për një marrëveshje për rreth 40 milionë euro për qendërmbrojtësin francez.

Por lojtari ende nuk është stërvitur me skuadrën, ndërsa ende nuk e ka nënshkruar as kontratën e tij për shkak të një periudhe izolimi nga Coronavirusi.

“Ai [Varane] nuk është stërvitur me ne dhe ende nuk janë mbyllur detajet e fundit”.

“Gjërat ndodhin dhe kërkojnë kohë. Fatkeqësisht ai ishte në izolim, nuk është ende 100 për qind. Unë mund të them se ai nuk do të përfshihet [kundër Leeds] sepse nuk është stërvitur me ne”.

“Gjithmonë ndodh gjëra të vogla. Ndalimi i madh ishte izolimi dhe karantina, por ai është në Mançester. Do të jetë gati së shpejti”, ka thënë norvegjezi. /Telegrafi/