Site icon Telegrafi

Solskjaer: Thirrja nga Unitedi është nder dhe privilegj i madh, tani nuk caktoj objektiva  

Foto: Man Utd/Twitter

Ole Gunnar Solskjaer ka folur rreth shumë gjërave në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Manchester Unitedit.

Trajneri norvegjez erdhi para disa ditësh në krye të klubi nga Old Trafford, duke e zëvendësuar përkohësisht trajnerin e shkarkuar, Jose Mourinho.

Solskjaer kthehet si legjendë në klubin anglez, pasi më parë ka luajtur për shumë vite si futbollit dhe thotë së është nder dhe privilegj për të qenë trajner i Unitedin, teksa nuk hidhet për të caktuar objektiva.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Solskjaerit

“Nuk mendova dy herë kur Unitedi më thirri për të nënshkruar si lojtar. Natyrisht, kjo thirrja për trajner është më shumë një nder dhe unë ndihem i privilegjuar për të ndihmuar klubin për disa muaj”, ka thënë fillimisht Solskjaer në konferencën për shtyp.

“Lojtarët janë të lumtur – ka një humor të mirë në skuadër. Çdo herë që takon njerëz të rinj, ju jeni të ngazëllyer”.

“Është hera e parë që takoj disa prej tyre, por ka disa që i njihja më parë. Ata të gjithë kanë qenë të shkëlqyeshëm”.

“Mendoj se gjëja e parë është ndeshja e parë. Mendoj për marrjen e parimeve të mia nga djelmoshat, lojtarët për të kuptuar se si unë dua që ata të luajnë”.

“Le të marrim rezultatet më vonë dhe të shohim se sa pikë mund të mbledhim. Tani nuk d të caktoj asnjë objektiv”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/

Exit mobile version