Manchester United do ta mbajë edhe për disa vite në radhët e veta trajnerin Ole Gunar Solskjaer.
Tekniku norvegjez ka bërë shumë mirë këtë edicion me Djajtë e Kuq dhe drejtuesit e klubit e kanë vlerësuar punën e tij duke i ofruar kontratë të re.
Kontrata aktuale e norvegjezit me Djajtë e Kuq do të përfundojë në fund të këtij sezoni, por drejtuesit e klubti i kanë ofruar atij një kontratë të re tri vjeçare nga e cila do të ketë edhe rritje të pagës.
Aktualisht Solskjaer fiton një pagë prej shtatë milionë funte në sezon, por që nuk është në mesin e pesë trajnerëve më të paguar në Angli.
Mirror ka raportuar se United do t’i ofrojë kushte të përmirësuara të pagës, pasi me kontratën e re Solskjaer do të fitojë 9,5 milionë funte në sezon.
Kontrata e re pritet që të nënshkruhet nga norvegjezi brenda muajit mars, pasi edhe dëshira e trajnerit është të vazhdoj në Old Traford.
Megjithatë ai do të bëhet vetëm trajneri i pestë më i paguar në Angli, pasi para tij janë Carlo Ancelotti, Jose Mourinho, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.
48-vjeçari e mori drejtimin e United në fund të vitit 2018, derisa deri më tani e ka udhëhequr klubin në 134 ndeshje zyrtare. /Telegrafi/