Ole Gunnar Solskjaer ka folur pas nënshkrimit të kontratës afatgjate me Manchester Unitedin.
Klubi i madh anglez ka vendosur ta bëjë Solskjaerin trajner të përhershëm duke nënshkruar kontratë trevjeçare me të.
Kjo kontratë ka bërë që norvegjezi të ndihet i lumtur që po realizon ëndrrën e fëmijërisë, teksa ka thënë se shpreson që t’i japë tifozëve të Unitedit suksesin që meritojnë.
“Është me të vërtetë një nder i madh për mua. Mendoj se të gjithë e dinë, dhe unë kam folur në lidhje me atë në muajt e fundit, se kjo është puna e ëndrrave për çdo njeri të futbollit, veçanërisht për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në Man United”.
Tell us, Ole: how good does it feel? 😁
📲 The only place to watch his exclusive full interview is in the #MUFC Official App 👇
— Manchester United (@ManUtd) March 28, 2019
“Është fantastike, pasi tani kam mundësinë të drejtoj klubin përpara, me gjithë potencialin që ka. Jam i ngazëllyer që kam mundësinë të udhëheq klubin në periudhë afatgjate”.
“Shpresoj që të jap sukses të vazhdueshëm që tifozët tanë mahnitës e meritojnë”, ka thënë trajneri norvegjez. /Telegrafi/