Telegrafi

Solskjaer pranon se United nuk është në nivelin e Cityt

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka pranuar se ai nuk beson se Manchester United është në nivelin e Cityt dhe Liverpoolit.

Sipas Solskjaerit, edhe vitin e ardhshëm United do ta ketë të vështirë të konkurrojë, ndërkaq tash United gjendet përballë një dueli të madh për vendin e katërt.

“Ju nuk mund të prisni gjërat të ndodhin renda natës dhe ne e dimë këtë”.

“Do të ndodhë gradualisht dhe ne duhet të jemi mjaft realist si klub për të marrë gjërat hap pas hapi”.

“Nuk mund të ndodhë duke ndryshuar menjëherë dhjetë lojtar. Duhet ngadalë”.

“Duhet të jetë cilësia e duhur, personaliteti i duhur dhe standardet e duhura për të na çuar aty ku ne duam të jemi”, u shpreh Solskjaer. /Telegrafi/