Cristiano Ronaldo me shumë gjasa do të debutojë me Manchester Unitedin këtë fundjavë kundër Newcastles.
Ndeshja zhvillohet në “Old Trafford” të shtunën, më 11 shtator nga ora 16:00.
Solskjaer foli për shanset e tij për të luajtur në konferencën e fundit për shtyp.
🎙 The boss will address the media ahead of #MUNNEW 🔜
💻📱 Head to our website or app from 13:30 BST!#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) September 10, 2021
“Ai kishte një parasezon të mirë me Juventusin. Ai luajti për ekipin kombëtar, ai kaloi një javë të mirë këtu me ne. Herët a vonë ai patjetër do të jetë në fushë, kjo është e sigurt”, ka thënë Solskjaer për ndeshjen me Newcastlen.
Portugezi u kthye në grup të martën pas angazhimeve me kombëtaren, dhe vetëm një ditë para konferencës Solskjaer ai kishte folur me faqen zyrtare të klubit në bisedë me ish-shokun e skuadrës Wes Brown .
” Unë jam gati dhe mendoj se gjëra të rëndësishme mund të ndodhin në tre ose katër vitet e ardhshme”.
Pastaj ai bëri shaka: “Unë do të jem i përgatitur dhe do t’i bëj presion Solskjaer për të filluar që nga minuta e parë”, kishte thënë dje Ronaldo. /Telegrafi/