Telegrafi

Solskjaer: Nuk dua të largohem nga Unitedi

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Ole Gunnar Solskjaer ka shprehur haptas dëshirën e tij për të qëndruar gjatë si trajner i Manchester Unitedit.

Legjenda norvegjeze erdhi si trajner i përkohshëm vetëm para disa javësh në krye të klubit nga Old Trafford, duke e zëvendësuar Jose Mourinhon e shkarkuar.

Megjithatë, Solskjaer tashmë ka arritur të kthejë në binar ekipin, duke fituar katër ndeshjet e para si trajner dhe tani pranon se nuk dëshiron të largohet në fund të sezonit.

Lexo po ashtu United vazhdon me ecurinë pozitive, mposht Newcastlen

“Nuk dua të largohem”, u përgjigj fillimisht Solskajer për Sky Sports, kur u pyet nëse do largohet në maj.

“Unë po mendoj vetëm për ndeshjen e ardhshme, sepse nëse fitoni katër, mund të fitoni edhe katër të tjerë me këtë klub”.

“Kjo është sfida, ky është standardi për të cilin jemi mësuar”.

Lexo po ashtu Pogba: Me Mourinhon kemi luajtur ndryshe, por jo si me Solksjaerin

“Ndaj Newcastle ishte një performancë shumë profesionale”.

“Nuk kemi arritur asnjëherë në lartësitë që mund të bëjmë, por ndjeja se ishim në kontroll, na mbante të qetë”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/