Telegrafi

Solskjaer në kërkim të lojtarëve me karakterin e duhur pas humbjes nga City

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga lojtarët e tij që kanë karakterin e duhur që të qëndrojnë sezonin e ardhshëm te Manchester United.

Golat në pjesë të dytë nga Bernardo Silva dhe Leroy Sane e kanë çuar Cityn në krye të kampionatit me një fitore prej 2-0.

Solskjaer fitoi 14 nga 19 ndeshje si menaxher i Unitedit, por tani me pesë humje në shtatë ndeshjet e fundit pasi ju dha rinovimi, ekipi ka rënë nga forma dhe kështu nga gjasat për të luajtur në Evropë sezonin e ardhshëm.

“Arsyeja pse nënshkruan me Unitedin është për shkak të pritjeve dhe historisë. Por, ne jemi ku jeim. Hap pas hapi, duhet të jemi të sigurtë në rrugën tonë. Ne nuk guxojmë të humbim shumë vite”.

“Ju duhet të jeni 100 për qind se puna ime është të kem një skuadër dhe një grup që ka karakterin e duhur për të parandaluar humbjen e viteve tjera. Kush dëshiron këtu duhet të jetë gati të sakrifikojë për të qenë këtu”, deklaroi Solskjaer.

Manchester City me fitoren prej 2-0 ndaj Unitedit vazhdon të mbajë kontrollin në luftën për titull. /Telegrafi/