Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është “shumë i lumtur” me atë se si luajti skuadra e tij gjatë barazimit 0-0 kundër AZ Alkmaar të enjten natën.
Norvegjezi foli para mediave pas përballjes në Grupit L të Ligës së Evropës dhe u duk se ishte në gjendje të mirë, pavarësisht se nuk arriti të regjistrojë një goditje të vetme në shënjestër gjatë gjithë kohës.
“Jam shumë i lumtur me djemtë, largohemi nga këtu me një performancë të mirë”.
“Do të duhej të ishin tre pikë. Paraqitja ishte e mirë kundër një kundërshtari të mirë në një fushë shumë të keqe.”
“Nëse ju merrni një barazim në udhëtim në Ligën e Evropës dhe fitoni ndeshjet në shtëpi, do të jeni mirë. Ne shkojmë në Beograd duke kërkuar fitoren”.
“Thjesht nuk mund ta besoja atë që pashë [Rashford duke mos marrë një penallti]”, ka thënë Solskjaer për BT Sport.
Solskajer e përfundoi duke folur për një penallti të mohuar të Unitedit, për të cilën mendon se duhej të akordohej. /Telegrafi/