Telegrafi

Solskjaer: Moskualifikimi në Ligën e Kampionëve nuk ishte befasi

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se skuadra e tij nuk ka qenë mjaftueshëm e mirë për të siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq barazuan si mysafirë të Huddersfield Town (1-1) duke i humbur matematikisht gjasat për të qenë pjesë e garës më të madhe evropiane në sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Huddersfieldi i rënë nga liga ia shuan ëndrrën Unitedit, Djajtë mbesin jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm

“Gjatë 90 minutave nuk ishim të mirë sa duhej, humbëm raste për ta fituar ndeshjen, krijuam shumë mundësi dhe nuk i lejuam të afroheshin në gjysmën tonë. Kur shkon në vende të këtilla, stadiume plot energji, e dinim se po t’u jepnim shpresë, do të kërkonin më shumë dhe fatkeqësisht u dhamë”.

Paul Pogba dhe Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Nganjëherë ndodh, bie përqendrimi, zbatimi, vetëbesimi, ishte e çuditshme si e ndryshuam qasjen ndaj lojës, në vend që të luanim thjesht. Zgjodhëm opsionet e vështira”.

“Jemi ku jemi për një arsye. Gjatë një sezoni të gjatë, nuk kemi qenë mjaftueshëm të mirë për të sfiduar për vendet që çojnë në Ligën e Kampionëve. Nuk ka ardhur si befasi, por kemi shpresuar që të bënim paraqitje më t ë mirë sot (e diel)”, ka thënë Solskjaer për Sky Sports. /Telegrafi/