Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se largimi i Antonio Valencias nga Manchester Unitedi është i pashmangshëm.
33-vjeçari ka luajtur vetëm në pesë ndeshje të Ligës Premier për Djajtë e Kuq këtë sezon, duke vuajtur nga humbja e formës dhe një varg lëndimesh.
Kapiteni i Unitedit nuk pritet të kthehet në veprim deri në fund të marsit, me marrëveshjen e tij të tanishme që do të skadojë në fund të këtij sezoni.
Solskjaer këmbëngul dhe ende shpreson se Valencia mund të kontribuojë në fushë nga tani e deri në maj, por duket se largimi i tij në verë është i pashmangshëm në verë.
“Ai ende nuk është 100 për qind i aftë, ende është duke punuar për të gjetur përsëri formën e duhur dhe ka pasur një karrierë fantastike në Manchester United dhe Angli”, ka thënë fillimisht Solskjaer në një konferencë shtypi të premten.
OFFICIAL | Ole Gunnar Solskjaer has confirmed Antonio Valencia will leave Man Utd after 10 seasons at the club 💔 pic.twitter.com/0Qf51YY0nZ
— GOAL (@goal) March 1, 2019
“Ai është një nga fituesit e Ligës Premier në dhomat tona të veshjes, por unë nuk jam i sigurt nëse Unitedi dhe Antonio do të bien dakord për vitin e ardhshëm”.
“E gjitha varet nëse ai kthehet në fushë në muajt e ardhshëm, por ai është kapiten, shërbyes i madh i klubit, kështu që shpresoj se mund ta fus në fushë dhe të tregoj se çfarë mund të bëjë”, përfundoi norvegjezi.
Ndryshe, Valencia u bashkua me Unitedin nga Wigani në vitin 2009 dhe që nga ajo kohë ka fituar dy tituj të Ligës Premier, Kupën FA, Carabao Cup dhe Ligën e Evropës.
Ylli ekuadorian ka zhvilluar 338 ndeshje për klubin nga Old Trafford dhe ka shënuar 25 gola. /Telegrafi/