Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka konfirmuar se Ashley Young do të jetë kapiten i skuadrës për sezonin 2019/20.
Mbrojtësi 34-vjeçar nuk kaloi nëpër një formë të mirë sezonin e kaluar, mirëpo trajneri norvegjez ka bërë të ditur se ai do ta marrë shiritin e kapitenit për edicionin e ri, pas largimit të Antonio Valencias.
Duke folur pas fitores 5-4 në penallti ndaj Milanit, Solskjaer ka thënë se Young do të jetë kapiten i skuadrës në momentet që do të jetë pjesë e formacionit startues.
“David (De Gea) mund të jetë kapiteni i dytë, por Ashley (Young) do të jetë kapiteni kryesor kur të jetë në fushë. Kur Ash starton, do ta mbajë shiritin”, ka thënë ai në konferencë për media.
Solskjaerit iu kërkuar që të jetë i qartë në pozicionin e kapitenit dhe se a do të jetë përfundimisht Young kapiteni i parë: “Po, ju mund ta merrni atë si ashtu”.
Natyrisht, mbrojtësit nuk i është garantuar pozicioni i startuesit, kështu që trajneri i Djajve të Kuq po kërkon një zëvendëskapiten. /Telegrafi/