Telegrafi

Solskjaer: Kemi nevojë për kreativitet

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer insiston se ata nuk duhet të blejnë nga jashtë për të përmirësuar kreativitetin e tyre.

Unitedi u mposht nga Bournemouthi me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Djajve të Kuq, Solskjaer, i cili mendon se ekipit i nevojitet më shumë kreativitet.

Lexo po ashtu Thellohet kriza e Unitedit në Ligën Premier, mposhtet nga Bournemouthi

“Ne duhet të përgjigjemi. Ne kemi nevojë për kreativitet”, ka thënë fillimisht Solskajer.

“Por, ne kemi shumë lojtarë në skuadër që mund të krijojnë më shumë”.

“Nuk është vetëm të shohim se çfarë mund të marrim nga jashtë, ne duhet të merremi me ato që kemi në ekip”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/