Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se paraqitja e Manchester Unitedit nuk ishte as e përafërt me atë që duhej të ishte në humbjen prej 6-1 nga Tottenham Hotspur.
Djajtë e Kuq pësuan humbje të thellë në Old Trafford dhe trajneri ka thënë se duhet të shikohen në pasqyrë dhe ta marrin përgjegjësinë për humbjen turpëruese.
“Është e turpshme, i mbaj duart lart, është faji im. Nuk është i Manchester Unitedit. Nuk fitohen ndeshjet duke bërë gabime individuale, gabime deh paraqitje si ajo”.
“Nuk ishte as e përafërt me të mirën. Ishte dita më e keqe. Nuk mund të them më shumë se kaq. Kur të ndodh një humbje e këtillë, duhet ta shikosh veten në pasqyrë”, ka deklaruar Solskjaer për Sky Sports.
Trajneri nuk ka dashur ta arsyetojë humbjen me kartonin e kuq të Anthony Martial, për goditjen e Erik Lamelas. /Telegrafi/