Manchester Unitedi e emëroi Ole Gunnar Solskjaer në vend të Jose Mourinhos, por tekniku norvegjez do të jetë trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.
Me këtë rast 45-vjeçari ka falënderuar së pari klubin nga Norvegjia që e lejoi t’i bashkohet Djajve të Kuq dhe ka thënë se ai do të vazhdojë të jetë ndjekës i punë së tyre.
“Në futboll nuk mund të dish kurrë se çfarë do të ndodh. Kjo është një mundësi që duhet ta merrja. Mezi po pres të drejtoj Manchester Unitedin deri në verë”.
Ole Gunnar Solskjaer as a player at @manutd, 1996-2007.
Games: 3⃣6⃣6⃣
Goals: 1⃣2⃣6⃣
Major trophies: 🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆 pic.twitter.com/LndPqfAppO— Sky Sports Statto (@SkySportsStatto) December 19, 2018
“Në të njëjtën kohë, do të ndjek nga afër se çfarë do të ndodh këtu në shtëpi. E kemi ndërtuar gurë për gurë dhe fundi i sezonit na jep shpresë për një tjetër sezon të mirë”.
“Erling, Trond dhe Per Magne do të bëjnë punë të mëdha pasi unë do largohem. Në të njëjtën kohë dua të falënderoj klubin dhe Kjell Inge e Bjorn Rune që më uruan kalimin te një nga klubet më të mëdha në botë”, ka thënë Solskjaer për faqen zyrtare të Moldes.
Ish-sulmuesi i njohur ka fituar dy herë kampionatin elitar të Norvegjisë dhe një herë kupën gjatë kohës sa ishte trajner i Moldes.
Solskjaer ishte pjesë e Man Utd për 11-të sezone, ku në 366 paraqitje kishte arritur të shënojë 126 gola. /Telegrafi/
Ole Gunnar Solskjaer is 🔙
Happy, @ManUtd fans? pic.twitter.com/A9u9W8Ovbc
— Premier League (@premierleague) December 19, 2018