Ole Gunnar Solskjaer po vazhdon me statistika të tmerrshme si trajner i Manchester Unitedit.
Trajneri norvegjez erdhi si trajner i përkohshëm te Unitedi në mesin e sezonit të kaluar, duke zëvendësuar Jose Mourinhon e shkarkuar.
Më 28 mars 2019, pasi kishte fituar 14 nga 19 ndeshjet e tij në krye, Solskjær nënshkroi një kontratë tre vjeçare për të marrë përsipër detyrën në baza të përhershme te Unitedi.
Megjithatë, ai më nuk mund të krenohet si trajner i Unitedit pasi nga ajo kohë ka marr vetëm rekorde të tmerrshme.
Si trajner i përhershëm, Solskjaer krenohet me një rekord alarmant prej vetëm 18 fitoreve nga 46 ndeshje në të gjitha garat dhe ai ka humbur më shumë ndeshje të Ligës Premier sesa që ka fituar.
Në përgjithësi, norvegjezi ka një normë prej vetëm 34 për qind të fitoreve si trajner i Unitedi.
Kur e krahason atë me të gjithë menaxherët e përhershëm në historinë e Unitedit, kjo e bën Solskjaer të shtatin më të keqin që klubi ka emëruar ndonjëherë dhe më pak i suksesshëm në 49 vitet e fundit.
Frank O’Farrell – i cili menaxhoi Unitedin midis viteve 1971 dhe 1972 – ishte trajneri i fundit që prodhoi një normë fitoresh më të dobët dhe katër nga gjashtë menaxherët nën Solskjaer mbajtën postin e trajnerit para Luftës së Dytë Botërore.
Kjo duhet edhe më keq te Unitedi kur mendoni se menaxheri që iu afrua nivelit të fitoreve së Ferguson ishte në fakt Jose Mourinho i shkarkuar. /Telegrafi/