Telegrafi

Solskjaer i dëshpëruar pas humbjes nga Leicester City: Nuk e meritonim asnjë pikë

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është ndarë i pakënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në humbjen nga Leicester Cityt.

Unitedi u mposht me rezultat të thellë 4-2 nga Leicester City në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën Premier.

Kjo humbje e ka dëshpëruar trajnerin norvegjez të Djajve të Kuq, i cili e ka fajësuar gjithë skuadrën për paraqitje të dobët.

Lexo po ashtu Dramë në minutat e fundit, Leicesteri mposht me rikthim Manchester Unitedin

“Sot, golat që pësuam ishin zhgënjyes, koha e tyre dhe mënyra se si u pranuan”, ka thënë fillimisht Solskjaer pas ndeshjes.

“Ne nuk ishim aq të mirë në topat e dytë, janë këto gjërat që ju bëjnë të fitoni të drejtën për të fituar një ndeshje të futboll. Fatkeqësisht, ne nuk mund ta merrnim rrugën tonë”.

“Thotë gjithçka kur David De Gea ishte lojtari ynë më i mirë dhe pësuam katër gola”.

“Ne nuk ishim mjaftueshëm mirë – me top dhe pa top. Ju duhet të vraponi, bllokoni dhe ne nuk e bëmë aq sa duhet”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarë, Leicester 4-2 Manchester United: Tielemans më i miri në fushë, Ronaldo nën nivel

“Ne nuk e meritonim një pikë. Ne morëm epërsinë, Mason tregoi cilësinë e tij dhe pastaj u dhamë atyre një gol. Të gjithë golat që pësuam ishin zhgënjyes në mënyrën se si pësuam”.

“Nuk ishte vetëm mesfusha që dështoi, por ne luajtëm shumë lehtë. Ndoshta ne i dhamë shumë hapësirë, por ky është faji i gjithë ekipit. Pajtohem që nuk u mbrojtëm mjaft mirë. Sot, thjesht nuk i kemi bërë gjërat sa duhet”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/