Telegrafi

Sokoli tregon se a mund të kualifikohet Zvicra

(Foto: RTV Dukagjini)

Në emisionin “Duelin Botëror” në RTV Dukagjini, trajneri i njohur Bylbyl Sokoli ka folur për ndeshjen Zvicër – Serbi, e cila do të zhvillohet me datë 2 dhjetor.

“Shpresoj që Zvicra të jetë e motivuar ndaj Serbisë. Ajo çka pashë te Zvicra është tejet efikase, u mbrojtën shumë mirë ndaj Brazilit”, tha ai.

Teksa, shtoi “unë mendoj që do të nxjerri një rezultat të favorshëm ndaj Serbisë”.

Kjo është nata e dhjetë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror. /RTV Dukagjini/