Telegrafi

Sokoli: Futbolli i Kosovës të mësoj nga Arjanet Muriqi

Trajneri i futbollit, Bylbyl Sokoli ka thënë se Kosova ndaj Bullgarisë ka zhvilluar ndeshjen më të mirë të luajtur deri më tani.

Sokoli në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, ka vlerësuar lartë paraqitjen e portierit Arianet Muriqi.

“Futbolli i Kosovës duhet të mësoj shumë dhe të përfitojë prej kalibrit të Arjanet Muriqit, sepse rrallë shihet diçka në fushat tona…Ishte i palexueshëm nga kundërshtari”.

Trajneri i Ferizajt ka thënë se Bullgaria ka studiuar mirë Kosovën para ndeshjes.

“Nuk ka qenë rastësisht Bullgaria efikase në bllokimin e Zenelit, sepse ai vetëm një rast e pati dhe shënoi. Bullgarët kanë investuar shumë në mbulim e Zenelit”.

Sokoli ka thënë se do të vijë dita kur edhe Zhegrova do të paraqet rrezik për kundërshtarët ashtu sikurse Zeneli.

Lexo po ashtu Prapaskenat e ndeshjes Kosovë – Bullgari: Nga repriza në ekranet e stadiumit, tek tollovia e minutës 14-të, dritat e celularëve e ngatërrimi me ndërrimet

“Kundërpërgjigjja e trajnerit me futjen e Zhegrovës ka qenë shumë efikase, sepse ka kërkuar që përgjegjësinë ta marrë Zhegrova”, tha ndër të tjera Bylbyl Sokoli./Telegrafi/