Dita e 17-të në Kampionatin Botëror ishte me plotë emocione pasi u mësuan dy çerekfinalistët e parë (Franca dhe Uruguai).
E gjitha kjo u trajtua si temë në emisionin ‘Dueli Botëror’ në RTV Dukagjini.
Trajneri dhe analisti Bylbyl Sokoli foli për paraqitjen e Francës dhe të Kylian Mbappes në fitoren 4-3 ndaj Argjentinës.
Sokoli ishte paska i befasuar nga strategjia e Francës, e cila në ndeshjet e para ishte krejtësisht ndryshe.
“Për dallim nga dy ndeshjet tjera, sot treguan forcë fizike të kombinuar me teknikë”.
“Për herë të parë shikoj një futbollit 19-vjeçar të depërtojë në zonë me shpejtësi, forcë dhe teknikë”,tha Sokoli duke iu referuar Mbappes.
“Franca ka një gjeneratë që kultivon një futboll me përgatitje të lartë fizike, për mua kjo është risi”, shtoi trajneri i KF Llapit.
Të fituar tjerë në këtë emision ishin edhe Ismet Munishi (trajner/analist), Betim Zeqiri (gazetar në Telegrafi.com), Elvira Dushku (sekretare e përgjithshme në FBK) dhe Esad Morina (trajner në SHBA). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JXRtWf2kHWY