Site icon Telegrafi

Sokoli e Munishi me mendime të kundërta nëse bashkimi në futboll mes Shqipërisë dhe Kosovës do të sillte më shumë sukses

Trajneri i futbollit Ismet Munishi ka thënë se Kosova dhe Shqipëria nëse do të ishin bashkë nuk do të ishin më të fortë se që janë tani.

Munishi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në dy përfaqësuese ka shumë më tepër hapësirë për promovimin e  futbollistëve se që ka në një.

“Për momentin defilojnë në dy përfaqësueset rreth 60 futbollistë që kanë kualitet afërsisht të njëjtë. Në një skuadër do të ishte pikëpyetje nëse këta do të gjenin hapësira për promovim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nga ana tjetër trajneri i futbollit njëkohësisht profesor universitar, Bylbyl Sokoli mendon ndryshe nga Munishi.

Ai thotë se ndarja në dy përfaqësuese ka dëmtuar futbollin e shqiptarëve.

Sokoli thotë se kjo vërehet edhe nga deklaratat e trajnerit të Kosovës ku citon të ketë thënë se ka pasur mungesa të futbollistëve dhe lodhje të tyre.

“Ndarja na ka dëmtuar edhe në fushat tjera të jetës por edhe në jetë. Procesi i unifikimit sjellë konkurrencë e cilësi. E shihni, futbollistët që nuk gjejnë vend në Shqipëri vijnë në Kosovë apo e kundërta. Kjo na bën dëm”, tha mes tjerash Bylbyl Sokoli./Telegrafi/

Exit mobile version