Emisioni “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, ka vazhduar edhe sot ku të pranishëm ishin Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi dhe Afrim Tovërlani, tre trajner të njohur të futbollit tonë.
Trajnerët e njohur do të jenë analistët e Kampionatit Botëror Katar 2022 në RTV Dukagjini, ndërsa sot kanë folur për kualifikimin e SHBA-ve në mesin e 15-të më të mirave.
Bylbyl Sokoli ka folur për skuadrën e SHBA-ve dhe rrezikun që sjellin në sulm.
“SHBA-të i kanë kushtuar shumë rëndësi moshës, kanë shumë dinamikë dhe intensitet, janë shumë të rrezikshëm në sulm”, ka thënë Sokoli.
Imet Munishi ka folur për “fuqinë” që e kanë SHBA-të në këtë botëror, ndërsa si lider të tyre e sheh Cristian Pulisicin.
“Diferencën te kjo skuadër e bën Pulisic, i cili është lider. U mbrojtën shumë mirë dhe nuk i lanë shumë raste Iranit dhe me plotë meritë u kualifikuan tutje”.
“Amerikanët janë shumë të përgatitur fizikisht dhe janë të njohur për këtë aspekt. E kam pritur këtë fitore të Amerikës”, deklaroi Munishi.
Kjo është nata e 11-të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror. /RTV Dukagjini/